Epilogu

KUJDES: Kaçkavall i mykur tek Interexi në Gjilan (FOTO)

Një lexues i portalit të Epilogut, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka dërguar disa foto ku vërehet një produkt ushqimor i mbuluar nga myku.

Ai ka treguar për redaksinë tonë, se produkti ushqimor është blerë në qendrën e re të Interexit në Gjilan, ku ka dërguar edhe kuponin fiskal si dëshmi e blerjes të datës 21 korrik 2019.

Siç mund të shihet edhe në foto, Kaçkavalli është i mbuluar nga myku si dhe mbi të është vendosur vetëm një datë, konkretisht data 2 korrik 2019.

Sipas lexuesit, pas konsumimit të këtij produkti, prindi i tij është helmuar dhe ka marrë infuzion.

Mediat e ndryshme në vazhdimësi kanë raportuar për produkte të tila për qendra të ndryshme tregtare si dhe i kanë bërë thirrje Inspektoriatit t’i shtojnë kontrollet dhe të jenë më të kujdesshëm, pasi që produktet ushqimore jo cilësore mund të ndikojnë negativisht tek shëndeti i qytetarëve. /epilogu/

Exit mobile version