fbpx
NdërkombëtareShëndeti

Kujdes, OBSH: ​Shënohet rekordi ditor me koronavirus në të gjithë botën, 40 shtete raportuan rekord të rasteve

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) njoftoi sot se kishte regjistruar rritjen më të madhe ditore globale te personat e infektuar rishtazi me koronavirus, gjithsej 292.527.

Shumica e rasteve të reja janë në Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Afrika e Jugut, thotë OBSH. Ka 6812 vdekje të reja brenda 24 orëve.

Rekordi i mëparshëm ditor për infeksione të reja në botë ishte 284,196 një javë më parë.

Gati 40 vende kanë raportuar një numër rekord të rasteve të reja gjatë javës së kaluar.

OBSH thotë se numri i rasteve po rritet ndjeshëm në Australi, Japoni, Hong Kong, Bolivi, Sudan, Etiopi, Bullgari, Belgjikë, Uzbekistan dhe Izrael.

Në nivel global, ka gjithsej 17.33 milionë raste me koronavirus dhe 674,000 vdekje, sipas Universitetit John Hopkins.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close