Shkumbin Krasniqi, vëllai i asamblistit të LVV-së në Malishevë, Alban Krasniqi, nga data 11 qershor do të ketë një detyrë të re në Postën e Kosovës.
Ai është avancuar nga pozita e postierit në pozitën zyrtar për kujdesin ndaj konsumatorëve.
Ky avancim ka bërë që Krasniqi të ketë rritje të konsiderueshme të pagës.
pagës.
Derisa në pozitën e postierit Krasniqi kishte gradën 3 dhe një pagë prej 435 euro, në pozitën e re ai ka gradën 7 dhe do të ketë një pagë prej 835 euro.
Shkumbim Krasniqi është vëllai i Alban Krasniqit, asamblist në Komunën e Malishevës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Alban Krasniqi është bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit.
I kontaktuar nga KALLXO.com, Shkumbin Krasniqi, ka thënë se është avancuar përmes një konkursi të brendshëm. /kallxo/