Epilogu

Kunati i Albulena Haxhiut: Ka protagonist të VV që e kanë vëllaun dëshmor pa qenë dëshmor

Aktivisti i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi, i cili njëkohësisht është edhe kunati i Ministres Albulena Haxhiu dhe ish ushtar i UÇK-së, ka dhënë një mendim për situatën e fundit; rreth UÇK-së e Gjykatës Speciale, dhe pastrimit të listave të veteranëve.

Ai është shprehur se “Ju bëj thirrje edhe këtu, unë e njoh Kosovën shumë, hajde të fillojmë të reflektojmë prej familjarëve tonë, t’i identifikojmë ata që janë të rrejshëm dhe t’i thojmë shko hiç dorë. Edhe njoh shumë protagonist politik të cilitdo subjekt, edhe të Vetëvendosjes edhe të tjerëve që kanë edhe vëlla dëshmor të paqenë. Le t’fillojmë prej vetes. Prej Vetëvendosjes, unë po them që njoh njerëz që ka veteranë e ka vëllaun veteran…!

Exit mobile version