Dardan Krasniqi, veteran i UÇK-së, ka folur rreth protestës së veteranëve para qeverisë në Kanal10.
Kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, tha se i është dashur t’i marrë 10 euro nga nëna e tij për të ardhur në emision.
“Mua kur më thirri Naimi (autori i emisionit v.j.), unë pa turp e them, edhe pse më vjen turp, nashta në kuptimin si qytetar i këtij vendi, duhet me ia marrë prej pensionit nanës 10 euro me vendosë naftë e me ardhë këtu”, tha Krasniqi në Kanal10.