Dardan Krasniqi është ish ushtar i UÇK-së. Ai me gjithë familjen e tij kanë kontribuar në luftën e fundit çlirimtare. Prindi i tij, tashmë i ndjeri z. Skender Krasniqi i njohur ndryshe si plaku, kishte dhënë kontribut të madh në UÇK. Dardan Krasniqi njëherësh është edhe Kunati i Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.
Ai në emisionin Konak ka folur edhe për njëri nga krerët dhe themeluesit e UÇK-së z. Kadri Veseli.
“Me Kadriun më ka rastësisë me ndejtë shumë ma gjatë, tepër ma gjatë, Kadriu burrë i matur, shok i mirë, mik i mirë, organizator i mirë, shkathtësi të mira të operacioneve dhe inteligjencës, një njeri që me veprimtarinë e vet i ka ndihmu shumë organizimit të UÇK-së dhe le ta them kështu një strateg dhe nuhatës i mirë i situatave.
Ai në emisionin Konak ka folur për veprimtarinë e luftës dhe njohjen me liderin politik të UÇK-së; Hashim Thaçin.
“Unë për Hashim Thaçin, për përfaqësuesin politik të UÇK-së po flas në radhë të parë, për aq sa e kam njohur dhe taku, kemi pas raste kur ai ka diskutu, jo me mu po me diskutu aty ku kam qenë edhe unë, normalisht ka qenë një njeri që ka ba thirrje gjithmonë për unitet, për organizim, për shtrirje, ka kërku forcën e durimit, pa përtesë në organizim, pa përtesë me taku njerëz me ndihmu luftën, me shtri luftën e organizimin. Ky ka qenë Hashim Thaçi i UÇK-së. Një djalë i gjatë që për mu në atë kohë ka qenë njëfar modeli i një udhëheqësi dhe për këtë nuk e kam asnjë dyshim. Kjo ka qenë periudha që unë e njoh në 1998“
https://www.youtube.com/watch?v=ka_8B3fH1pY video 12min