Njëri nga luftëtarët e orëve të para dhe njëri nga bashkëveprimtarët më të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari, z. Jakup Nura ka vazhduar me rrëfimet rrënqethëse për kohën e luftës. Ai tregoi sfidat me të cilat u ballafaquan kur kaluan kufirit për të bartur armatim në Kosovë.
Po ju sjellim rrëfimin e plotë;
Vështirsitë e armatosjes se UÇKsë
Pas rënjes në kufi të djalit trim Luan Haradinaj më 6 maj 1997 mediat jugosllave dhe ushtria hapen lajmin se kufiri ishte i pakalueshëm madje edhe në rrugët e dhive ku s’kalon njeriu dot.
Kadri Veseli, Hashim Thaqi, Bashkim Shala dhe Skender Krasniqi ky i fundit për të mos komuniku përmes telefonit vjen tek unë në Gjermani dhe më njofton për vendimin. Udhëtuam për në Zvicër e pastaj për Shqipëri, në Tirane bëmë 2 netë tek disa studentë qe i njihnim por pa ju tregu qëllimin, pastaj me një taksi morëm rrugën për në Bajram Curr, dhe me traget nëpër liqe, në Bajram Curr u vendosëm në një fshat në veriperëndim, aty qëndruam dy ditë deri sa u bënë përgatitjet, një pasdite dolëm nga shtëpia dhe hipëm në një xhip Mitsubishi me 3 parë ulëse, me ne ishte edhe Azem Syla dhe një shoqërues i shoferit, pas një udhëtimi në drejtim veriperëndim u ndalëm për ti provu armët ne te cilat duhej bazu ne rrezikun qe po hynim dolem i provuam nje nga nje armet personale , secili i kishte nga dy ose tri armë dhe qantat e shpines me eksploziv, mora edhe une mitralozin e lehte, qe ju thonim 100sh.
Pasi që edhe depoja të cilën e mbante i kishte 100 predha, shtiva nga një distancë jo e madhe në drejtim të një ahu të trashë, i kërcyen ciflat, krismën e kishte të plotë dhe lugu lëshoj një gjamë të fortë e të gjatë, u vërejt në fytyrat e bashkëudhëtarëve të mi një entuziazëm dhe besim në armën që gjëmoi u futëm në makinë dhe vazhduam rrugën përpjetë mezi ngjitej me të katërtat xhipi, pas 2 orëve udhëtim dolëm në një bregore ku drejtuam shikimin kah gishti i përcjellësit të shoferit i cili në bazë të tregimit mund të kuptoje që ishte oficer ushtarak, u përshëndetem një nga një me të gjithë edhe me dajën të cilit i ishin mbushur sytë me lot, ua kthyem shpinën pa ditur se ku po hyjmë në mal dhe ku do dalim përveq drejtimit në veriperëndim që u lëshuam në një luginë që pas disa qindra metrash një mal me shkurre në të cilin në zbritje mundësia e vetme ishte këmba-doraz ose me rrëshqit ulur deri sa të hasnim në ndonjë shkemb ose shkurre që të na ndalojë, pasi arritëm fundin ishte një rrjedhë e lumit që na u desh që të ndjekim rrjedhën që të gjenim një vend të kalonim.
Pasi dolëm në anën tjetër të lumit vazhduam në të djathtë, mali ishte i shpeshtë e i lartë në të dy anët por edhe bjeshka ishte e lartë saqë të krijonte ndjesinë e natës, vazhduam rrugën dikur pas disa kilometrash pasi që nuk mund të merrnim drejtim vendosëm të kalojmë natën aty, këmbët i kishim të lagura, nga lodhja kaluam natën pa ndezë zjarrë dhe i ftohti ishte i fortë dhe të gjithë e kishim të pamundur të bënim gjumë, në mëngjes u ngritëm u përgatitëm për udhë, pasi bëmë disa kilometra në drejtim të verilindjes i dëgjuam disa zëra dhe vendosëm që të shkojmë në atë drejtim, me kujdes shkuan Bashkimi dhe Kadriu që të dinim se kush mund të jetë, duke u afru dëgjojnë disa të rinj duke fol shqip të cilët ishin duke i ruajt bagëtinë, ju afruam dhe ju kërkuam që të na dërgojnë tek stanet ku ishin edhe burrat me familjet e tyre të cilët na pritën e na ofruan të hyjmë në stane duke na dhënë edhe bukë të misrit, i terëm edhe qorapet e në mesditë u përgatitëm për vazhdimin e rrugës, në një luginë të gjatë me një bjeshkë para nesh që maja i prekte në qiell e nga gjysma e lartë ishte tërësisht e zhveshur, duke u afru bëhej edhe më gjigante, dy djem ishin me ne dhe vendosën të na ndihmojnë deri në majën e asaj bjeshke, pasi u ngjitëm afër majes unë ndieva vështirësi në frymëmarrje e fillova të shqetësohem, mundohesha shumë por s’më mjaftonte, aty u ulëm pak por prap nuk u rregullu frymëmarrja, pas rreth gjysmë ore filloi të më lirohet dhe e kuptova që lartësia mbidetare e shkaktoi atë vështirësi, errësira vinte duke e mbulu pamjen dhe pasi ju afruam majes kishte borë, nga ana e Kosovës ishte bardhë nga dëbora fryente erë e ftohtë nga veriu, u ndamë nga djemtë që na përcollën, ata na treguan drejtimin në verilindje duhej marrë duke vazhduar me sytë gjysmë të mbyllur nga fluskat e debors Kadriu ishte i pari e Hashimi pas tij ranë në një humnerë ku vetëm zhurma nga rrëshqitja dëgjohej, pas një kohe u ndal dhe e dëgjuam zërin e Kadriut duke na thënë mos vazhdoni këndej, i pyetëm se a kanë shpëtuar pa lëndime serioze, thanë se po dhe ndiqeni drejtimin në të majtë, vazhduam ashtu me kujdes në ramje te kodrës dhe pas dy orësh ecje u bashkuam sërish, atyre ju ishin përgjakur duart dhe ju ishin gris patallonat por pa lëndime të rënda. Vazhduam ashtu në të rënë të kodrës në zigzake me kujdes deri në fund duke ju rrek majës tjetër edhe më të lartë se e para, nga rrëshqitjet e gurëve ishte kriju një brez me guralec dhe ishte e pamundur të ecej përveq këmba-doraz përndryshe nuk ecje dot, pasi bëmë disa metra mua më rrëshqiti guri nën këmbë dhe rashë në fund bashkë me një grumbull gurësh, u ngrita dhe vazhdova sërish duke ju bashku grupit mirëpo pesha në qanta dhe armët që ishin në shpin e në gjoks krijonin vështirësi në ecjen këmba-doraz, shumicën e ngjitjes duke shpresuar që në maje do kemi një pamje të vendbanimeve të Dukagjinit por prap e njëjta, një bjeshkë e zhveshur.
Pasi që filloi të agonte, e shpejtuam ecjen që ta gjenim një vend më të përshtatshëm për ta kaluar ditën, u vendosëm pranë disa shkëmbinjve të mëdhenj ku edhe dëbora ishte shkrirë duke u vendos për rreth tyre gjatë pushimit edhe dielli kish fillu të na ngrohë e ne përpiqeshim të flinim përveq rojes që vëzhgonte hapësirat përreth me dylbi, diku pas orës 12 u dëgju ushtima e helikopterit që ishte në vëzhgim i cili kaloi në anën veriperëndimore duke vazhdu brezit kufitar në juglindje.
Ne ishim të gjithë të uritur kurse etjen e shuanim me dëborë, para se te binte terri u pergatitem për të vazhduar rrugen ku u nisëm me nxitim që të shihnim drejtimin që merrnim, pas një kohe udhëtim dolëm afër staneve aty i pamë edhe banorët e staneve që na shiqonin me habi kur u afruam një burrë po niset drejt nesh dhe po na përshëndetë në gjuhën serbe duke na e bërë edhe me dorë që të kthehemi për pushim, une ju drejtova po në atë gjuhë duke i thënë që të ndalet aty dhe mos të na afrohet, burri mbeti i hutuar në vend kurse ne me nxitim vazhduam rrugën qe ishte përdorë nga banorët dhe ushtria, mali nuk ishte edhe larg ku e devijuam rrugën në anën e djathtë dhe hymë në pyll me drunj të lartë që e ndihmuan errësirën të na pushtojë vazhduam ashtu deri sa ramë në një rrugicë, pas mesnatës dëgjuam lëvizje dhe zhurma nga ecjet nëpër pyll, u ndam në të dy anët e rrugës ku unë e Bashkimi ramë në hendek në anën e majtë kurse pjesa tjetër në anën e djathtë, pas pak një tufë derra të eger kaluan nëpër mes të rrugës, ne ishim te lodhur pa ngrënë 2 net e një ditë pasi vazhdimisht kishim ec pa ndalim përveç me ndonjë pushim të detyrueshëm, Skenderin kishte fillu ta lëshoj kondicioni e u detyruam edhe ne të ngadalësohemi, pas një kohe hasëm në një burim ku vetëm nga rrjedhë e dëgjuam, aty u ulem pranë tij, pimë ujë e mbushëm edhe ndonjë shishe që kishim dhe vazhduam ashtu të lodhur pas një kohe edhe filloi të zbardhë dita, zumë një vend pranë disa shkurreve më të dendura me malin me pisha, u shtrimë të pushonim përveq rojes që bënim me radhë, e për t’ju shpëtu mushkonjave që na pickonin mbi tesha i shfrytëzuam disa rapuha me fletë të gjera, u mbuluam u përpoqëm të pushojmë dikush edhe të flinte pak, pas disa orësh u zgjuam e rrallë ndërronim ndonjë llaf, aty më erdhi një mendim nga filmat e Shqiperis dhe u largova nga grupi po kërkova një dru ahu, e mbusha grushtin me sytha të ahut, i fus në gojë dhe i përtyp për ti ngrënë, pas disa përpjekjeve i nxjerr nga goja dhe kthehem tek grupi që ishin të shtrirë, u shtriva edhe unë e pas një kohe Kadriu me zë të ngritur thotë se gjeta diçka për të ngrënë e na e zgjoj kureshtjen të gjithëve dikush e pyeti edhe të tjerët me vështrim kureshtar e pritem përgjigjien kur tha se sythat e ahut mund të hahen buzëqesha nën zë dhe ju thash mos u ngritni se sa e provova por nuk kanë lagështi e nuk kapërdihen përveq Rpunah dhe kakureta nuk kishte diçka që kishte dalë nga toka në bjeshkë por i provuam edhe ato por kishin një shije të hidhur si për inat tonin, kur u lodhëm së pushuari u pergatitëm me qanta të rënda ku njëri tjetrit i ndihmonim që të vendosnim qantat në shpinë, me sugjerimin e Bashkimit morëm drejtimin e verilindjes e pas një rrugëtimi ju afruam Pushimovëve të Deqanit, i shmangëm ato në të majtë dhe dolëm perball Manastiri i Deqanit, ishte koha që ndahej dita me natën, në te majt ishte nje qeshmen ku pim ujë rrëzë malit, dikush prej nesh tha se na vërejtën nga Kisha dhe po shihen lëvizje, morëm prap drejtimin e veriut nëpër livadhe ku filloi një shi që na shoqëroi tërë natën, rrugës nëpër megja e me rrethoja me tela me gjemba ishin vështirësitë e shtuara pasi duhej që qantat ti kalonim së pari e pastaj duke i ndihmu njeri tjetrit.
Nëper megja te ngushta dhe erresira e lendiva këmbën e majtë në zog dhe tani duhej të eci me kujdes të shtuar, pas një kohe e lëndova edhe njëherë dhe dikur as që më bënte përshtypje, u kthy Kadriu dhe më kërkoj që t’ia jap ndonjë armë që të më lehtësohej pak por nuk pranova dhe vazhduam ashtu duke me prit, pasi qe nuk munda t’i ndjek dikur Bashkimi propozoj që të rrimë në një vend që të shkoj dhe të marrë kalin me qerre dhe ashtu vepruam, aty erdh na mori vëllau i tij Hashimi e na dërgoi në shtëpinë e tyre, ne mezi pritëm me u shtri e i hoqëm këpucët e qorapet na u hoqën me gjithë lekurë pa i dathë një javë rresht.