Epilogu

Kurti bëhet sikur nuk e njeh kryesuesin e Bordit të ZRrE-së, ai rezulton të jetë militant i tij

Para disa ditësh, Qeveria Kurti e aprovoi propozimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e tarifave të rrymës për disa grupe të konsumatorëve.

Ky shtrenjtim u bë përkundër që Kurti në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2019 kishte thënë me plot vetëbesim se çmimi i rrymës nuk do të rritej, por do të ulej dhe qytetarët në veri të Kosovës do të paguajnë për rrymën.

Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike, por e di që Contour Globali nuk vjen në shprehje më. Ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, kishte thënë Kurti, transmeton Demokracia.com.

Megjithatë, tash tërësisht peshën e vendimmarrjes po mundohet ta bart vetëm te ZRrE-ja,

Ligjërisht ZRrE-ja dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga kushdo në marrjen e vendimeve të tyre, përfshirë edhe qeverinë tonë. Megjithëkëtë, pavarësisht se ZRrE ka për obligim reflektimin e çmimit të vërtetë të energjisë, me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale”, kishte thënë Kurti më herët, deri sa sot para mediave tha se ai personalisht nuk e ka as numrin e telefonit të kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, i cili rezulton të jetë militant i tij.

Sipas propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, tarifat e reja të energjisë elektrike do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti 2022 dhe do të kenë vlerë deri më 31 mars 2023.

Por, përkundër që nuk e paguajnë kurrë rrymën, qytetarëve serbë në katër komunat veriore nuk u ndërpritet ajo asnjëherë.

Nuk po u ndërpritet as tani, ndonëse ndryshe kishte premtuar kryeministri Kurti.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, i cili po del të jetë simpatizant i tij, ka thënë se arsyeja përse nuk ndërpritet energjia elektrike për konsumatorët e katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, të cilët nuk paguajnë për shërbimin që e marrin, është një letër nga KFOR-i.

Këtë informacion, Fejzullahu e ka dhënë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Rregullatori i Energjisë Elektrike udhëhiqet nga bordi në përbërje prej pesë anëtarësh, ku njëri prej tyre zgjidhet kryesues.

Ymer Fejzullahi është kryesues i Bordit të ZRrE-së, ndërsa katër anëtarët e tjerë janë Izet Rushiti, Selman Hoti, Lutfije Dervishi dhe Gani Buçaj.

Statusi, detyrat, mandati dhe përgjegjësit e tjera të Bordit rregullohen me Ligjin për Rregullatorin. /Demokracia.com/

Exit mobile version