Epilogu

“Kurti bëri homazhe tek Heroi Ilaz Kodra, por pa asnjë provë e suspenduan gruan e tij nga puna”

Në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Skënderajt.

Ish-Kryeshefi Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi ka reaguar në facebook duke thënë se homazhet e Kurtit janë mashtrime.

Ai thotë se nën urdhërat e komisarëve politik të LVV-së dhe pa asnjë provë u suspendua nga puna bashkëshortja e komandatit, Kimete Kodra.

“Albin Kurti bënë homazhe te varri i Ilaz Kodres, ndërkohë qe Bashkëshortja e Ilaz Kodres Znj.Kimete Kodra një ndër menaxheret më profesionale në Posten e Kosovës, nën urdhërat e komisarëve politik te LVV-së më shumë se dy muaj pa asnjë provë, pa asnjë argument është suspenduar nga puna nga U.d Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu”, shkroi Smakiqi në facebook.

Ai shtoi se suspendimi i saj nga puna erdhi si pasojë e inateve politike, veteëm se ajo nuk i nënshtrohet asnjë partie politike.

“Mashtrimi i Albin “Patriotit” theje kryet për graniti te varrit te Komandantit Ilaz Kodra, kurse për inate politike suspendoje Bashkshorten e Ilaz Kodres nga puna pa asnjë provë, vetem se nuk i nënshtrohet asnjë partie politike”, tha ai.

Shkrimi i plotë:

Albin Kurti bënë homazhe te varri i Ilaz Kodres, ndërkohë qe Bashkëshortja e Ilaz Kodres Znj.Kimete Kodra një ndër menaxheret më profesionale në Posten e Kosovës, nën urdhërat e komisarëve politik te LVV-së më shumë se dy muaj pa asnjë provë, pa asnjë argument është suspenduar nga puna nga U.d Kryeshefja Ekzekutive Fakete Kadiu.

Mashtrimi i Albin “Patriotit” theje kryet për graniti te varrit te Komandantit Ilaz Kodra, kurse për inate politike suspendoje Bashkshorten e Ilaz Kodres nga puna pa asnjë provë, vetem se nuk i nënshtrohet asnjë partie politike.

Idiotësi politike!

Exit mobile version