Albin Kurti në prezantimin e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës kishte thënë se politikat lokale shkojnë përtej urbanizmit.
“Te qeverisja jonë bëhen bashkë zhvillimi, drejtësia, barazia”, tha ai, raporton “Zeri.info”
Kurti thoshte se Prishtina gjithmonë nga komunat e tjera është marrë si shembull mirëpo, sipas tij, dikur për të keq e tani për të mirë.
Kurti tha se qeverisja e Ahmetit është përballë me kunja në Prishtinë.
Ai tha se e dimë që Kosova është keq, por sipas tij, pse në Prishtinë të shihet terr kur ai vlerësoi se është punuar.
Ai tha se do të dilet me votë të numri 10 nga cinizmi dhe pesimizmi. Kurti ka ftuar qytetarët e Prishtinës të votojnë numrin 10.
Ai tha se krahët e Prishtinës janë Shpend Ahmeti dhe “Vetëvendosje”. /ZËRI/