Epilogu

Kurti dikur: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, duhet të paguajë dëmet e luftës (Video)

Para pak ditësh, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se nuk është vazhdim i dialogut.

“Duhet të shohim ku ndodhemi sa i përket marrëveshjeve të dikurshme, zbatimit të tyre dhe ndikimit të tyre, në takimin në Bruksel, nuk është takim i vazhdimit të dialogut, është takim për herë të parë do të takoj presidentin e Serbisë, aty mund të shohim se cili do të jetë kapitulli i ardhshëm. Është takim për dialogun e ardhshëm e jo për dialogun e mëparshëm”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, këto janë disa nga deklaratat e kryeministrit Kurti sa ishte në opozitë, ku deklaronte se ‘Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe të paguajë dëmet e luftës”.

“Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, duhet të paguajë dëmet e luftës, duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe vetëm asisoji mund të krijohen kushtet për njëfarë pajtimi në të ardhmen”, deklaronte Kurti më 2015.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=Bd2sechyHoA&feature=emb_title

Exit mobile version