Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka vlerësuar se thelbi i konfliktit në këtë lëvizje është rivaliteti ndërmjet Albin Kurtit dhe Shpend Ahmetit, e jo ai ndërmjet Kurtit e Dardan Molliqajt.
Tani për tani nuk po shpërfaqet ky konflikt nga frika e përçarjes së Vetëvendosjes, ka thënë Maliqi për “Epoka e Re”
Sipas tij, nëse nuk arrihet kompromisi i madh ndërmjet Kurtit dhe Ahmetit, përçarja e kësaj partie është e pashmangshme.
Megjithatë, Maliqi ka shprehur skepticizëm se një kompromis i tillë mund të arrihet.
“Nëse dështon kompromisi i madh, çarja është praktikisht e pashmangshme”, ka thënë Maliqi.