Epilogu

Kurti e emëron kryeshef personin i cili ishte me të në veturë kur u kap me agjentët serb në vitin 2004

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Dardan Velija, shoku i “Binqes së Albin Kurtit”, është emëruar Kryeshef i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Haxhiu ka denoncuar sot zhvillimet brenda kësaj ndërmarrje publike.

Ai ka thënë se Dardan Velija, bashkë me kryeministrin aktual Albin Kurti, në vitin 2004 e kishin vizituar fshatin Binqe, të banuar me shumicë serbe, ku në takim” ishin edhe vëllezërit Donçiq të organizatës Bozhur”.

“Sipas raportit të Policisë së Kosovës me 17.01.2004, Albin Kurti bashkë me Dardan Veliajn e Vlora Bjaqinovcin kishin vizituar fshatin Binqe të banuar me serbë, ku në takim ishin edhe vëllezërit Donçiq themelues të organizatës Bozhur”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, Golub Donçiq ishte inspektor i BIA-s (UDB), ndërsa Boban Donçiq ishte Kapiten i Armatës Jugosllave.

Exit mobile version