Epilogu

Kurti e gjen zëvendësin e Nenad Rashicit: Cvetko Veljkovic nga sot është këshilltar i Kryeministrit në detyrë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka emëruar Cvetko Veljkovic këshilltar politik dhe udhëheqës të Zyrës për Çështje të Komuniteteve. I njëjti, në tetor kishte kandiduar me koalicionin ‘Sloboda’, së bashke me Nenad Rasicin, shkruan Gazeta Metro.

Pak ditë pasi Nenad Rasic u lirua nga pozita, Kryeministri në detyrë Kurti e ka emëruar në vend të tij një përfaqësues tjetër të koalicionit ‘Sloboda’.

Bëhet fjalë për Cvetko Veljkovic i cili nga sot është Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

I njëjti, siç u bë e ditur përmes një njoftimi për media, është ekonomist nga Shtërpca, ndërkaq ka kandiduar edhe në zgjedhjet e 6 tetorit për deputet.

Kujtojmë se Kurti javën që lam pas liroi nga nga detyra e tij, Nenad Raisicin, pasi që atij i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Rasic nashkë me katër ish-ministra të tjerë akuzohen për faljen e katër hidrocentraleve gjatë privatizimit të distirubcionit të KEK’ut.

Ndërkaq, Kurti bashkë me Nenad Rasicin si këshilltar e kishte emëruar edhe një serb tjetër, Aleksandar Stankovic, por ky nuk e pranoi këtë detyrë.

Këtë e kishte konfirmuar vet ai për mediat serbe, ku tha se mendoi se do të kishte një pozitë tjetër.

“Nuk do ta pranoj, e refuzoj dhe tërhiqem. Kam menduar se dotë marr diçka tjetër dhe do të punësohem në administratë e jo drejtpërdrejt në qeverinë e Kosovës”, ishte shprehur ai për portalin serb Kosovo Online.

Ndryshe, pavarësisht se është shkarkuar nga plot 82 deputetë të Kosovës, Kurti po vazhdon të marrë vendime të ndryshme.

Këtu, duke përfshirë edhe emërimin e këshilltarëve, ku deri tani ka afro 20 të tillë./gazetametro.net

Exit mobile version