Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj me orar të plotë, pas miratimit të propozimvendimit për caktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës.
Ky vendim po shihet si blerje e votave para zgjedhjeve, sepse ekonomia e lirë e tregut dhe konkurrenca e përcaktojnë pagën minimale dhe jo Qeveria. Në realitet shumica dërrmuese e kanë tejkaluar këtë nivel të pagës në Kosovë.
Kryeministri Kurti pak para zgjedhjeve po parasheh edhe rritjen e pensioneve dhe pagat në sektorin publik. Dikur i kishte kundërshtuar këto fenomene, por duket se në sondazhe nuk është duke dalur ashtu siç ka pritur dhe me këto vendime po synon ta ruajë bazën e tij elektorale.