Vetëvendosja e ka porositur një sondazh, por rezultati nuk u doli mirë. Gjendja në terren është përkeqësuar për Lëvizjen Vetëvendosje.
Gazetarët Ilir Mirena, Vehbi Kajtazi dhe Berat Buzhala u kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që t’i publikoi rezultatet e sondazheve të cilat i kanë marrë ditëve të fundit.
“E lus Vetevendosjen ta beje publik sondazhin e fundit! Kundrejt qe nuk keni punu kurrgje e keni vjedh shume, nuk eshte keq ky rezultat”, ka shkruar Vehbi Kajtazi.
Sipas Ilir Mirenës rezultati është shumë i keq për Kurtin.
“Nje “sondazh qe e paskan ba vet Vetevendosja s’ju paskan dal numrat kurrqysh. Qenkan idhnu fort n’ate kompanine e famshme te sondazheve pse deri tashti ua ka ndreq numrat qysh kane qejf me ndi veshet e Albinit.E qysh po shkojne punet, veç Mefi n’mujt disi me diaspore me i pshtu…” ka thënë Mirena.
Gazetari Milaim Zeka ka publikuar shifrat e sondazhit duke treguar se LVV ka rënë në 34.6%.
Sondazhi/Anketa e sotme:
1. VV 34.6%
2. LDK 21.8%
4. AAK 9.2%
5. AKR-F 4.0%
6. L.Srps 5.2%
7. Të tjera 3.8%