Gjatë vizitës në Mitrovicë, Kurti takoi edhe minatorët e Trepçës, të cilëve po ashtu u premtoi përkrahje.
“Ne e kemi paraparë që Trepçën ta sjellim në kuadër të Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, të ja rrisim edhe peshën ekonomike por gjithashtu edhe investimet në çdo aspekt te ajo”, ka shtuar ai.
E në tubim qendror, në Sallën e Sportit, “Minatori”, Xhelal Svecla, premtoi ndryshim të mëtejmë në Mitrovicë, derisa përmendi disa prej veprimeve të deritashme.