fbpx
Lajme

Kelmendi: Nuk flas me Albin Kurtin, as nuk do ta votoj kurrë

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se nuk flet fare me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin – raporton Periskopi.

Ai ka thënë madje se asnjëherë nuk do ta votonte atë.

Kelemendi tha se nëse Vetëvendosja vepron në kuadër të Kushtetutës dhe lirisë së tregut, është për bashkëpunim, mirëpo assesi me Kurtin.

“Unë nuk e votoj Albin Kurtin. Kam të drejtën time. Nuk e votoj sepse Albin Kurti gjithmonë është thirrë në mua se kinse unë jam një person non grata për Kosovën, pa të drejtë. Pa pasur njohuri për personin. Me të tregu të drejtën unë nuk flas fare. Unë as nuk e përshëndes. Unë mundem me fol me të gjithë ta, se tek e fundit unë mendoj ndryshe, ata mendojnë ndryshe, përveç Albin Kurtit me të cilin nuk flas. As ai nuk flet me mua. Është e dyanshme”, ka thënë Kelmendi në Rubikon të KTV’së.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close