Epilogu

“Kurti ideator i përçarjes, kundër Shqiprimit në Preshevë, Aliut në Maqedoni e Edit në Shqipëri”

A është boshti i veprimtarisë politike të Kurtit – përçarja?! Sloganet e fjalët e mëdha për bashkim, përfunduan me veprime konkrete për ndarje.

Fillimisht, subjekti politik i Albin Kurtit doli në mbështetje të kandidatit Ziadin Sela në Maqedoni. Mbështetja ndaj një kandidati, do të thotë sfidim i kandidatit tjetër. Pra, ai u përzi në zgjedhjet e Maqedonisë dhe synonte goditjen politike të veprimtarit Ali Ahmeti. Humbi.

Ai krijoi subjekt politik në Shqipëri, duke marrë pjesë në zgjedhjet e fundit. Shkoi dhe votoi. Humbi keq. Ai personalisht u bë pjesë e fushatës dhe eksponentët e partisë së tij dolën publikisht kundër Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama.

Pas kësaj, ai vazhdoi luftën mediatike edhe me Kryetarin e Preshevës z. Shqiprim Arifi.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tregoi pse nuk iu përgjigj thirrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të mos shkarkohet ish-kryetarja Ardita Sinani.

Arifi sot u rizgjodh kryetar i Preshevës pasi rrëzoi me vota Sinanin, derisa ajo ishte në takim me Kurtin në Prishtinë. Arifi tregon pse nuk ishte pjesë e atij takimi me përfaqësues nga Presheva.

“Nuk u dëgjua zëri i Kurtit sepse ishte përçarës. Qytetarët e Preshevës e kishin kuptuar lidhjen subjektive që Ardita Sinani e kishte me Liburn Aliun. Është ndërhyrje flagrante, që kryeministria të instrumentalizohet nga një person që ka lidhje familjare me Preshevën. Kurti është totalisht i pa informuar dhe i instrumentalizuar nga Liburn Aliu”, tha ai në ATV.

Exit mobile version