fbpx
Lajme

Kurti: Karriget i kemi, por më shumë do të rrimë në këmbë

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për ditën e parë të tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Ai thotë se në mandatin e tij, nuk të mund të rrinë ulur për shkak të punëve të shumta.

Kurti në Facebook ka shkruar se pas ceremonisë ku e mori mandatin, është takuar me ministrat e tij. Kryeministri zotohet se me ta do të bëjë më të mirën e mundshme.  

“Sot, mbajta mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë zyrtare dhe dorëzim-pranimit të detyrës së Kryeministrit u takova me ministrat tanë të ri. Bashkë me ta dhe secilin person që punon në institucionet e Republikës sonë do të bëjmë më të mirën e mundshme për të arritur zhvillim e shtetndërtim për vendin, punë e drejtësi për qytetarët”, ka shkruar Kurti, transmeton Gazeta Express.

Në fund ai thotë se nuk do të kenë kohë të ulën, pasi i presin shumë punë.

“Karriget i kemi, por jam i bindur se më shumë do të rrimë në këmbë për shkak të punëve të shumta që na presin”, thuhet në postimin e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close