Epilogu

Kurti kujton 2-mujorin e rrëzimit, të mbahen zgjedhjet si në Serbi, Islandë, Francë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar për dymujorin e rrëzimit të tij me mocion mosbesimi në Kuvend. Kurti thotë se nuk ka ngërç politik në vend, dhe se situata zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryeministri Kurti sërish ka dhënë mendim se kur duhet të mbahen zgjedhje. Sipas tij, mundet që të tillat të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale në Podujevë, transmeton Gazeta Express.

Derisa Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me aktgjykim rreth cështjes së mandatarit për formimin e Qeverisë, Kurti përmend shtetet në Evropë që do të mbajnë zgjedhjet dy muajt e ardhshme.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht

Exit mobile version