Lajme

Kurti mundohet ta driblojë Mustafën: Pas 2 vitesh LDK e merr Kryeparlamentarin

Para disa orësh në shtëpinë e Isa Mustafës mësohet se janë mbledhur dy subjektet politike, bashkë me krerët e tyre, Mustafën dhe Kurtin, duke negociuar për një marrëveshje përfundimtare, si përpjekje e fundit e tyre.

Nuk dihet nëse LDK-ja do të dorëzohet sonte përballë presionit publik të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka bërë përpjekje që ta dominoi tërë debatin rreth negociatave të tyre.

Burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje për portalin arbresh.info kanë konfirmuar se cilat janë 6 pikat e Kurtit për Isa Mustafën.

Në poshtë mund t’i lexoni 6 pikat e Albin Kurtit për Isa Mustafën:

  1. Meqë tashmë është zgjedhur kryeparlamentari, VV mund të bëjë si kompromis ndarjen e mandatit të tij në dy pjesë, dy vite VV dhe dy vite LDK me interpretimin se 2 me 2 do ta bënte më serioze rokadën dhe më dinjitoze mbajtjen e pozitës qoftë nga i pari e qoftë nga i dyti. Sipas Vetëvendosjes 1 me 3 është mungesë konsiderate për funksionin e Kryparlamentarit dhe për cilindo që mendohet me atë detyrë.
  2. Në ndërkohë, meqë konsiderohet se gjatë këtyre dy viteve VV do t’i mbajë dy pozita kryesore shtetërore, i ofrohet LDK-së një ministri më shumë gjatë këtyre dy viteve, me kushtin që po ajo ministri që merret nga VV, po ajo do t’i kthehet kur të bëhet shkëmbimi pas dy vitesh (MPJ)
  3. Dhe meqë pas dy vitesh LDK mund ta ketë edhe Presidentin (me mbështetjen e VV-së), por do ta këtë edhe Kryeparlamentarin, atëherë raporti në qeveri kthehet në 6 me 4 për VV (MPJ dhe MPB);
  4. Në një formë ky propozim ngërthen edhe propozimin e parë të LDK-së që thoshte se kur LDK do t’i ketë dy pozita kryesore do t’ia jap VV-së një ministri më shumë, edhe propozimin e VV-së se ia jep LDK-së një ministri më shumë meqë i ka dy pozita. Pra, zbatohen të dy propozimet, njëri dy vitet e para (i VV-së), tjetri dy vitet e fundit (i LDK-së).
  5. Në fund, meqë Konjufcës do t’i duhet të tërhiqet pas dy vitesh nga Kryeparlamentari, dy vitet e fundit pozita e ministrit të jashtëm dhe zv/kryeministrit do ishte ekuivalenca politike që do ta ruante figurën e tij politike. Asnjë version tjetër i terheqjes eventuale nga pozita e Kryeparlamenarit nuk ja vlen politikisht të bëhet nga ana e VV. /arbresh/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close