Lajme
Kurti në OKB, analisti: Paska me mbajt fjalim teatral si Enver Hoxha, militantëve iu bjen t’fiktë
Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në ShBA, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Serbia.
Mirena përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka krahasuar këtë me një “fjalim teatral si Enver Hoxha në Moskë” në konferencën e vendeve komuniste.
“Dmth vet Kurti paska me marr pjese ne seancen e Keshillit te Sigurimit te thirrur nga Serbia. Paska shku me mbajte nje fjalim teatral, si Enver Hoxha ne Moske ne konferencen e vendeve komuniste, e me mbet gojehapun krejt planeti.” – ka thënë ai.
Mirena në fund ka ironizuar, duke thënë se “militantëve iu bjen t’fiktë, t’u shpërnda video e citate” të Kurtit.