Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në ShBA, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të thirrur nga Serbia.
Mirena përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, e ka krahasuar këtë me një “fjalim teatral si Enver Hoxha në Moskë” në konferencën e vendeve komuniste.
“Dmth vet Kurti paska me marr pjese ne seancen e Keshillit te Sigurimit te thirrur nga Serbia. Paska shku me mbajte nje fjalim teatral, si Enver Hoxha ne Moske ne konferencen e vendeve komuniste, e me mbet gojehapun krejt planeti.” – ka thënë ai.
Mirena në fund ka ironizuar, duke thënë se “militantëve iu bjen t’fiktë, t’u shpërnda video e citate” të Kurtit.