Epilogu

Kurti në Tiranë: S’ka më “Mini Shengen”, por ka treg të përbashkët rajonal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nisma si Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk ka më lidhje me Minishengenin Rajonal.

“Nuk ka më “Mini Shengen”, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, ka thënë ai para gazetarëve pas përfundimit të samitit në Tiranë.

Megjithatë, ai ritheksoi edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, në kushtet kur të dyja shtetet marrin pjesë në këtë nismë.

“Të gjitha këto nisma ngecin për shkak se mungon njohja nga Serbia. Kjo do ta krijonte situatën në të cilën, jo vetëm Kosova e Serbia, por të gjitha vendet do të mund të ecnin më shumë drejt BE-së. Në fund të kësaj dekade do të duhet të jemi të gatshëm për integrim në BE”, raporton A2news.

“Konstatova që përderisa 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor janë Europë, atëherë BE nuk është ende Europë, sepse nuk është i kompletuar. Kosova e ka pozitën edhe më të vështirë, për shkak se nuk kemi ende liberalizim të vizave, edhe pse populli i Kosovës është shteti më pro eeropian në Europë”.

Exit mobile version