Shkruan: Kimete Berisha
Me dalë me humb!
- Lul Raka thotë: Mos merrni antibiotik kundër COVID-it, edhe nëse ua rekomandojnë doktorët.
Pra, pacientët u dashka t’i sfidojnë mjekët…
E mjekët (kur ua përmend doktorin në fjalë) thonë:
Ani bëni pra qysh po ju thotë Luli që del reklamohet në televizion.
E Ti pyet: pse mjekët nuk tubohen të merren vesh mes vete “a duhet antibiotik a jo”!
Pyet çka të duash e sa të duash, anarki në të gjitha anët, askush s’të përgjigjet. - Serbia ndërton Universitet (pa leje) në Mitrovicë – qeveria e Kosovës çele guri gojën.
Çetnikët serbë mbajnë koncerte antishqiptare në Leposaviq – Xhelal Sveçlës nuk i dëgjohet zani.
Këta që i akuzonin komandantët e UÇK-së se po e ndajnë Kosovën, dhe i kallnin Institucionet e Kosovës (prej idhnimi), – tani po e ndërtojnë një Serbi të Re në Kosovë.
Qeveria Kurti i lejon serbët që pasi të ndërtojnë ilegalisht në Kosovë, të ndalen me pushu duke dëgjuar muzikë anti shqiptare.
Të nesërmen, qeveria Kurti ua jep rrogat pa punuar paramilitarëve serbë të Urës së Ibrit.
Në fund të muajit, ua paguan edhe rrymën, ujin dhe mbeturinat. Kam informata të sakta se serbët edhe gjatë verës i mbajnë ndezur termot 6-she gjithë ditën nëpër oborre, veç për inat, sepse ua paguan shteti i dështuar i Kosovës.
Në Institucione përndiqen zyrtarët shqiptarë, u gjejnë vegza për t’i larguar nga puna, që t’i zëvendësojnë me paramilitarët e Vetëvendosjes.
Ec e ec e mbërrin në Shqipëri.
Atje Vetëvendosja e ka gjetur terrenin të protestoj kundër Bregoviqit, sepse Bregoviqin e ka ftuar Korça…
Shih ti çfarë filozofie:
- Më keq qenka kur të vjen dikush i ftuar, sesa kur të vjen një çetnik i paftuar, e s’ke çka i bën.
A ka gjë më keq, tragjedi më e madhe sesa të të futet dikush në shtëpi (me zor), dhe të këdojë kundër familjes tënde e ti ta dëgjosh pa guxuar as ta kundërshtosh.
Është poshtërim i madh që çetnikët po ia bëjnë qeverisë Kurti!
- Përndryshe, po bëni mirë që nuk po i kallni Institucionet e Serbisë në Veri, siç i kallnit Institucionet e shkreta të Kosovës, të ndërtuara me gjak!
Nuk i kallni në veri, sepse atje keni më kë të luftoni e këndej nuk keni pasur me kë të luftoni, sepse shqiptarët normal, duke dashur t’i shmangen përleshjeve dhe një “lufte qytetetare” që e nxisnit me mish e me shpirt, ua kanë lëshuar rrugën.
Asnjë parti politike e dalë nga lufta nuk e hëngri “grackën”, t’ua kthej zjarrin me zjarr.
Tash që e keni marrë Kosovën në dorë – e kuptuat se armiku i Kosovës të lë “pa tekst”, siç ju la teksti i bukur i këngës së çetnikut Bora Corba;
“Shikoje shtëpinë tënde, engjëll
Dhe hiqe rrjetën prej syve
Ke për të parë skena tronditëse
Ke për të parë të përvuajtur dhe të sëmurë,
Ke për të parë pikëllimin, vdekjen dhe mjerimin”
P.S. Komandantët kanë mbijetuar gjatë në politikë, sepse vepra e tyre patriotike ka qenë e madhe, dhe se asnjë vepër “e keqe”, nuk i mbulon veprat e mira (dhe anasjelltas).
Është dashur shumë gabime, shumë propagandë kundër tyre, shumë probleme, që të largohen nga “loja”.
E, Vetëvendosja s’ka të kaluar heroike, askujt nuk ia ka shpëtuar jetën, emrat e tyre nuk lidhen me Lirinë dhe Pavarësinë (të cilën e mohonin derisa erdhën në pushtet), pra, s’ka vepra patriotike, s’ka kapital moral dhe kombëtar që ia mbulon gabimet dhe veprat e liga që po i bën.
Sidomos dyfytyrësinë nuk ua lan Ibri: ndryshe premtuan – ndryshe po veprojnë.
(Foto: 19 Gusht 2021, Prishtinë)