Kryeministri në detyrë Albin Kurti, për të parën herë ka treguar se përse nuk i ka prerë flokët, për një kohë të gjatë.
Kurti ka treguar një arsye interesante pse nuk i ka prërë flokët, shkruan Insajderi.
“Nuk doja që t’i preja që mos të duket se po i ikja arrestimit. Pra, me flokë nuk me dukej fytyra, por s’doja që ti hiqja flokët që të mos me dukej trupi”, ka thënë ai, në një intervistë në televizionin T7.
Por, ka treguar edhe arsyen se përse pas daljes nga burgu ka vendosur që mos t’i rrisë më flokët.
“Pasi dola nga burgu nuk i rrita më, meqë kisha bërë disa vjet dhe nuk ishte më në rininë e hershme”, ka deklaruar Kurti./Insajderi.org