fbpx
Lajme

Kurti, opozitës: Mos më shisni moral dhe patriotizëm se ju njohim mirë

Kryeministri Albin Kurti, sot i është drejtuar opozitës në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, duke iu thënë të gjithë e dinë se si kanë punuar ata për 11 vjet para se ai të vinte në pushtet.

Ai kështu u deklarua pasi deputetët  e partive opozitare e kritikuan qeverinë me menaxhimin dhe formën e vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për letërnjoftimet.

“Besoj se në rrethanat që ndodhemi e kemi marrë vendimin më të mirë të mundshëm e kemi mbështetjen amerikano-evropiane në njërën anë dhe në anën tjetër vendimet e qeverisë fillojnë së zbatuari me datën 1 shtator. Të dielën e 31 korrikut për ata që kanë pasur dyshime është parë se çfarë janë strukturat ilegale të Serbisë, janë pra banda kriminale”.

“Gjithashtu është parë se Kosova mund ta zbatojë këtë dokumentin në vendkalimin kufitar në mënyrë rekorde , gjithçka e digjitalizuar merreni me mend 20 sekonda për një dokument. Besoj se kjo është pozicion i favorshëm për 1 shtator, derisa diskutojmë me opozitën sot më mirë do të ishte me një gusht se sa me 1 shtator 2022. Po them më mirë është 1 shtator 2022 se sa hiq, më së miri do të ishte vitin 2011 atëherë kur jeni marrë vesh në Bruksel”.

“Nuk mund të aktrojmë nxitimin në muajin e pushimeve gusht për një gjë që është tani e 11 vjet. Ta keni parasysh para katër viteve kryekrimineli atje që është sot, është pritur në Zyrën e Kryeministrit në Prishtinë. Sot ka fletë arrest edhe është në listën e zezë të Thesarit amerikan, ky është dallim i madh, ai nuk është në veri, ai është në Serbi, në veri ka ardhur vetëm për një foto, ky është dallim i madh, andaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm se ju njohim mirë”,ka thënë Kurti.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close