Lajme
Kurti për Grenell: Ai ka një karakter ndryshe prej diplomatëve tjerë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në TVSH ka thënë se një lloj sulmi të jashtëm e kishte Qeveria e tij, përpos opozitës e presidentit.
‘’Në njërën anë opozita e presidenti, e në anën tjetër kishim organizimin e një marreveshje të gatshme Kosovë-Serbi, ku e kishin futur ndërmjetësues edhe Grenellin në mnëyrë që përgatijet tona për dialog, t’i zëvendësonin me një festë pas marrëveshjes së gatshme.
U krijua një lloj sulmi i jashtëm mbi qeverinë demokratike të Kosovës’’, ka thënë aiPër Grenellin, thotë se ka një karakter ndryshe nga diplomatët tjerë.
‘’Ka një karakter tjetër fare, cfarë nuk kemi parë tek diplomatët tjerë. Ndonëse qasja ime ishte konstruktive, nuk u kurorëzua me sukses’’.