Lajme
“Kurti për një vit i ndau 41 milionë për serbët në Veri, e nuk po i ndan 20 milionë për veteranët”

Gjatë vitit 2021, sipas një raporti të mediumit Albanian Post, Qeveria Kurti ka ndarë 41 milionë euro për serbët në Veri të Mitrovicës, respektivisht për mbulimin e energjisë eletrike atje.
Poashtu, sipas gazetarit Vehbi Kajtazi përderisa Kurti i ka ndarë mbi 20 milionë euro për polisat e sigurimeve të mërgimtarëve të cilët vijnë me BMW e Mercedesa, pse nuk po i ndajnë të njëjtat të holla edhe për veteranët e luftës.
Rreth 20 milionë euro do të ishte shumica me të cilën veteranët do të barazoheshin me pagën minimale.
Sipas opinionistes Kimete Berisha qëllimi i Kurtit është lufta qytetare. Poashtu gazetari Berat Buzhala ka treguar se në sondazhet e fundit ndërkombëtare Vetëvendosja ka rënë në 29-31%.