Gjatë vitit 2021, sipas një raporti të mediumit Albanian Post, Qeveria Kurti ka ndarë 41 milionë euro për serbët në Veri të Mitrovicës, respektivisht për mbulimin e energjisë eletrike atje.
Poashtu, sipas gazetarit Vehbi Kajtazi përderisa Kurti i ka ndarë mbi 20 milionë euro për polisat e sigurimeve të mërgimtarëve të cilët vijnë me BMW e Mercedesa, pse nuk po i ndajnë të njëjtat të holla edhe për veteranët e luftës.
Rreth 20 milionë euro do të ishte shumica me të cilën veteranët do të barazoheshin me pagën minimale.
Sipas opinionistes Kimete Berisha qëllimi i Kurtit është lufta qytetare. Poashtu gazetari Berat Buzhala ka treguar se në sondazhet e fundit ndërkombëtare Vetëvendosja ka rënë në 29-31%.