Epilogu

Kurti përsëri i shkruan Thaçit: Konsultimet e tilla me liderë të partive nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar përsëri një letër presidentit Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me të.

“Në lidhje me njoftimin tuaj se jeni duke kryer “konsultime” me liderët e partive të tjera politike, nuk kam as kompetencën, as dëshirën që t’ju udhëzoj se di e organizoni agjendën tuaj ditore. Mirëpo, dëshiroj të potencoj qëndrimin tim se konsultime të tilla nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, i shkruan në letër Kurti-Thaçit.

Po ashtu, shkruan Kurti, “dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë time që të rrimë në kontakt lidhur me betejën tonë kundër virusit Covid-19, si dhe me detyrën tuaj për të shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës pas mocionit të mosbesimit.

“Ndërsa, për çdo çështje tjetër jashtë këtyre dy temave, e ripërsëris qëndrimin tim të shprehur në takimin e sotëm, që komunikimi ndërinstitucional mes Zyrës së Presidentit dhe Zyrës së Kryeministrit, të vazhdojë në formën e shkruan”, përfundon Kurti.

Exit mobile version