Epilogu

Kurti prezanton pakon e re ekonomike: 50 euro për sektorin publik, 100 për studentët dhe pensionistët, subvencionim për kursimin e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka prezantuar një pako të re ekonomike, shkruan Reporteri.net.

Kurti fillimisht ka thënë se do të subvencionohen të gjithë qytetarët që kursejnë energji elektrike.

Pensionistët do të marrin 100 euro shtesë në muajin tetor, ndërsa familjet me ndihmë sociale do të të mbështeten duke dyfishuar shumën e asistencës sociale për një muaj.

Kurti tha se zyrtarët publik do të marrin nga 50 euro nga muaji shtator, ndërsa punëtorët në ndërmarrjet publike 100 euro.

Sa i përket sektorit privat, Kurti tha se do të mbështesin secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve duke subvencionuar 50 përqind të pagës për tre muaj.

Po ashtu për studentët do të ndahen 100 euro për muajin nëntor.

Exit mobile version