Kurti pritet ta konfirmojë dështimin e marrëveshjes
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti pritet që nëpërmjet një statusi në Facebook të konfirmojë dështimin për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mëson KTV-ja.
Në mesazhin për qytetarët e Kosovës, Kurti pritet të tregojë detaje të ofertës së fundit që Vetëvendosja i ka bërë LDK-së, dhe që kjo e fundit e ka refuzuar. Megjithatë, aty pritet të thotë që përpjekjet për arritjen e marrëveshjes do të vazhdojnë deri në momentin e fundit.
16:50
Kurti pas pak deklarohet për koalicionin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas pak minutash pritet të dalë me qëndrimin përfundimtar të partisë së tij rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti i zgjedhur Glauk Konjufca, pas takimit të Kurtit me deputetët e zgjedhur të partisë së tij.