Qeveria në detyrë e Albin Kurtit sot ka shkarkuar një bord të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci” Sh.A”.
IndeksOnline ka siguruar emrat e të emëruarve të rinj në këto pozita dhe më poshtë ua sjell dokumentin.
Rrezarta Pllana është emëruar Kryesuese dhe drejtore, Merita Kasapolli drejtore, Arbnor Pula drejtor si dhe Bezat Halilaj drejtor.
Arbnor Pula është njeri i afërt i Mimoza Kusarit. Pasi që ajo në vitin 2014 e kishte propozuar kandidat për deputet, ndërsa sot është emëruar drejtor bordi në KEK./Indeksonline/