Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i kishte dhënë afat Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera që deri më 5 shkurt të vitit të ardhshëm 2018 ta lejojnë një hetim të pavarur ndërkombëtar për Astrit Deharin, duke shkarkuar zyrtarët që ishin përgjegjës e të cilët do ta pengonin një hetimin, siç janë Dhurata Hoxha, Shpend Maxhuni, Nexhmi Krasniqi, Fatos Makolli, Syl Hoxha, Metush Biraj dhe Abdurrahim Islami.
Kurti para protestuesve kishte thënë se rënia dëshmor e Astritit dëshmon se po sundohemi nga një kast e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë.
“Astritin nuk na morri sëmundja apo aksidenti, Astritin na mori padrejtësia të cilën ai e luftonte me gjithë qenien e tij”, tha ai. “Një vit më parë Astriti është bërë dëshmori më i ri i Kosovës dhe i shqiptarisë”.
Sipas tij, “rënia dëshmor e Astritit dëshmon se po sundohemi nga një kast e dhunshme kriminelesh që e kanë uzurpuar lirinë, të cilët vjedhin dhe shesin pasurinë tonë”.
“Ata e kanë braktisur kombin për tu bërë mafioz milioner, ata e kanë kapur policinë, hetuesinë, prokurorinë dhe gjykatën; ata po e shfrytëzojnë popullin tonë dhe ata janë të gjithë fajtor për mbytjen e Astritit në burg”, thoshte Kurti.
Por, tani pasi erdhi në pushtet ende nuk e ka shkarkuar askënd për këtë çështje. Ende nuk dihet se a është duke u hetuar ky rast dhe ku kanë mbetur hetimet.