Epilogu

Kurti sulmon sërish Grenellin: Kur doli kundër reciprocitetit, ky ishte kulm

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka folur edhe një herë për acarimin e marrëdhënieve me Amerikën.

Kurti sërish ka akuzuar emisarin e presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell se po i mbanë anë Serbisë, shkruan Reporteri.

“Unë kam qenë në një komunikim intensiv me të me c’rast ambasadori ka pasur qëndrim që Serbia të ndalë fushatën e çnjohjeve. Këtë të dytën e braktisi pas një udhëtimi në Beograd. Së fundmi u deklaruar edhe kundër reciprocitetit me Serbinë. Për mua ky ishte kulmi. Unë kam vazhduar të komunikoj me të në mënyrë pozitive dhe konstruktive. Ambasadori Grenell është emisar i caktuar nga presidenti Trump dhe e kishte më të rëndësishme kohën e arritjes së marrëveshjes sesa përmbajtjen e saj”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu ka thënë se Grenell e ka më të rëndësishme kohën e marrëveshjes sesa përmbajtjen.

“Grenell e ka më të rëndësishme kohën e marrëveshjes sesa përmbajtjen e saj dhe kjo e shtyn të bëjë trysni mbi palën e dobët, në këtë rast te Kosova”, u shpreh Kurti në Opinion te Blendi Fevziu. /Reporteri.net

Exit mobile version