Kurti, Sveçla, Aliu e shumë familjarë të ministrave e deputetëve të Kurtit janë veteranë të rrejshëm, pse nuk heqin dorë nga ky status i fituar kundërligjshëm

Është bërë gati një dekadë prej kur autoritetet e drejtësisë në Kosovë merren me dyshimet për keqpërdorime me statusin e veteranit të luftës, dhe rasti, me gjithë një vendim të ri gjyqësor, ende nuk e ka një epilog përfundimtar. Çfarë mund të ndodhë në javët dhe muajt vijues?
Afro 90 milionë euro është dëmi që besohet se i është shkaktuar Kosovës nga përfituesit e jashtëligjshëm të pensionit për veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Prokuroria pretendon se bëhet fjalë për rreth 19.500 veteranë të rrejshëm.
A duhet kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të bëhet shembull në pastrimin e listës së veteranëve të UÇK-së?!
Albin Kurti është veteran i rrejshëm dhe nuk i plotëson kriteret sipas ligjit që të jetë veteran. Albin Kurti është angazhuar në UÇK në gushtin e vitit 1998, përkatësisht në zyrën e përfaqësuesit politik të Adem Demaçit, ndërsa është tërhequr nga UÇK-ja dhe nga kjo zyre më 2 mars 1999. Pra rreth tre muaj para përfundimit të luftës. Albin Kurti mund të jetë pjesëtar i UÇK-së, por nuk është veteran i UÇK-së dhe ligji specifikisht e thotë se veteranët duhet të jenë ushtarët që qëndruan deri në fund të luftës. Kurti kishte dhënë dorëheqje. Edhe sikur mos të kishte dhënë dorëheqje, Kurti mund të jetë pjesëtar, por jo veteran.
Po ashtu, Xhelal Sveçla ishte si mjek për 10 ditë në UÇK. Pas 10 ditësh ai iu bashkua refugjatëve dhe dezertoi. Kështu ka treguar komandanti i tij Skender Tahiri. Pavarësisht kësaj, Sveçla gjendet në listën e veteranëve.
Gjithashtu pjesë e listës është edhe Liburn Aliu. Edhe shumë familjarë të eksponentëve dhe ministrave të VV-së të cilët janë veteranë të rrejshëm e që në ditët në vijim do t’i publikojmë me dokumente dhe fakte.



