Epilogu

Kurti: Ta zgjedhim Presidenten, e pastaj ua tregojmë programin qeverisës

Kryeministri Albin Kurti iu tha deputetëve se njëherë duhet të zgjidhet Presidenti e pastaj do ta kenë programin qeverisës.

“Jemi duke e skanuar gjendjen nëpër Ministri e pastaj do ta përpilojmë programin tonë qeverisës, duke pasur parasysh edhe premtimet në fushatën tonë elektorale dhe jo vetëm. Rendi logjik e do që fillimisht ta bëjmë një skanim të tillë e ta bëjmë zgjedhjen e Presidentes nga Kuvendi i Kosovës, prandaj konsiderojmë që është e udhës që ta kemi zgjedhjen e Presidentes e pastaj programin qeverisës edhe planin e punës”, tha Kurti në Kuvend./Periskopi.

Exit mobile version