Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim Kongresmenin Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, që të dy pjesë e Senatorit Robert (Bob) Dole.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që ishte i pranishëm në këtë takim, Haki Abazi tha se biseda u zhvillua në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohte.
Madje ai theksoi se në përmbyllje të takimit, Kurtit iu bë ftesë për vizitë në ShBA, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu Abazi tha se në këtë takim u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregulltë e të dyanshëm dhe hapave konkret drejt avancimi të marrëdhënieve bilaterale në koordinim me Ambasadën e ShBA-ve në Kosovë.
Postimi i plotë:
Sot, paradite në selinë qendrore të LVV, kryetari i LVV Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenin z. Earl Pomeroy dhe znj. Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur z. Robert (Bob) Dole.
Biseda u zhvillua në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë. Nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit. Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregulltë e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë.
Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA.