Kurti thotë që Faton Hajrizi s’është as hero e as patriot, por Kurti e kishte shpallur Hero Astrit Deharin, vetëm pse e gjuajti me zolë Kuvendin, a e shtyu VV drejt vetëvrasjes dhe a ia zhduki mostrat?
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia, përkojnë me ato të Faton Hajrizit.
Ai tha se ato janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, teksa MPB-ja dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë angazhuar me këtë rast, shkruan Indeksonline.
“Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij e raportuar, kërkon një hetim vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkohë, ftoj qytetarët e vendit tonë të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Republikën e Kosovës është rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, janë 23 pjesëtarë të Policisë, të rënë në krye të detyrës, që dëshmuan përkushtimin për shërbim, deri në sakrificë” deklaroi kryeministri.
Kurti e kishte shpallur Hero Astrit Deharin edhe pse ai nuk njihet për asgjë, sa i përket kontributit të tij për atdheun. Instituti zviceran kishte deklaruar që është vetëvrasje dhe në kohën e Qeverisë Kurti, u zhdukën mostrat e tij.
Po ashtu, Kurti e kishte glorifikuar edhe figurën e kriminelit Oliver Ivanoviq.