fbpx
Lajme

“Kurtit me një urë të Saradranit po i duket qeverisje përrallore, po me pas punu sa Thaçi”

Kryeministri Albin Kurti para Këshillit të partisë në mbledhjen e 35-të, tha se shumë qeveri në vende të ndryshe nuk i shohin as në ëndërr rezultatet e Qeverisë së tij, duke iu referuar rritjes së të buxheti për 35% e të hyrave për 15%, prej marrjes së mandatit.

Pavarësisht kësaj, ai nuk ka përmendur rritjen e inflacionit, energjisë elektrike për 100% e tatimit në pronë për 100%.

Shumë qytetarë e kanë kritikuar dhe talluar për fjalimin e tij se shumë vende nuk i shohin as ëndërr rezultatet e Qeverisë Kurti.

Një qytetar ka komentuar duke thënë se nëse Albin Kurtit i duket qeverisje përrallore kjo që për një mandat e ka kryer një urë në Sarardan, atëherë sikur të punonte sa Hashim Thaçi do të bënte film e do të na detyronte ta bëjmë tatu emrin e tij.

Albin Kurti nuk i ka përmendur investimet kapitale, gjendjen e mjerueshme në arsim dhe shëndetësi të cilat i specifikon edhe raporti i Progresit të BE-së, shkallën e lartë të korrupsionit që e thekson raporti i Departamentit amerikan të shtetit, sanksionet e Bashkimit Europian, pranimin e Autonomisë politiko-territoriale për serbët, shkallën e lartë të nepotizmit e migrimit, asnjë njohje ndërkombëtare e asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, etj.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close