Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, në debatin në Kuvendin e Kosovës ka thënë se çmimet janë rritur si pasojë e luftës në Ukrainë.
Kusari – Lila tha se me këtë rast opozita po bën politikë të padrejtë.
Ajo e ka përmendur edhe hapat që i ka ndërmarrë qeveria për t’i dalur në ndihmë qytetarëve, duke i përmendur edhe ndarjen e 100 eurove për të punësuarit dhe studentët.
E para e deputetëve të Vetëvendosjes shtoi se gjatë dy vjetëve janë rritur të hyrat nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.