Epilogu

Kusari – Lila për tensionet në veri: Opozita po priste të ndodhte dështimi

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka folur për tensionet që u krijuan të dielën në veri të vendit dhe shtyrjen e zbatimit të vendimit të Qeverisë për targat dhe letërnjoftimet.

Në fjalën e saj në Kuvend ajo akuzoi opozitën se po prisnin që në këtë situatë të ndodhtë ndonjë dështim.

“Deklaratat e menjëhershme të udhëheqësve të partive opozitare në Kosovë pas vendimit të përbashkët të Qeverisë se kinse vendimi nuk ishte i koordinuar ma faktorin ndërkombëtar, se veriu është i pamungueshëm, apo se shteti nuk është eksperiment, të krijojnë bindjen se ata ishin duke prituri një dështim të ndodhte. Dhe këta do të kishin mundësinë të na tregonin se Qeveria e presidenca nuk e dini se çfarë po bënin”, deklaroi ajo teksa shtoi se ata u demantuan nga aletaët ndërkombëtar.

Kusari – Lila shtoi se qëllimi i tensioneve të veri këtë të dielë ishte të krijonte fikrë dhe panikë.

“Gjatë këtij muaji Kryeministri I Kosovë edhe Qeveria u angazhua në fushatë vetëdijesues për të gjithë qytetarët e Kosovës. Megjithatë, siç ishim dëshmitarë të gjithë angazhimi i strukturave paralele të kthyera në banda kriminale më mbështetja nga Beogradi zyrtarë një ditë para batimit të reciprocitetit ishte të krijonte destabilitet, frikë dhe panikë. Situatë sikur të eskalonte do t’i ofronte shanse të Serbisë për ndërhyrje më të madhe në riorientim të diskutimit lidhur me objektivat e tyre për defunksionalizim të Kosovës”, shoti ajo.

Deputetja theksoi se në shtator nuk do të ketë hapësire për kundërshtimin e vendosjes së reciprocitetit.

Exit mobile version