fbpx
Lajme

KUSH E “LAGI FYTIN NGA DEVOLLËT”? – PËRPLASEN HAXHIU E NAGAVCI

Në debatin për Telekomin e Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur duke adresuar kritika, për përfitime individuale, njofton Insajderi.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se anëtarët e saj kanë përfituar nga Blerim Devolli.

Sipas tij, një deputeti i VV-së në atë kohë ka marrë 3 milionë euro për konsulencë.

“Partitë politike, dikush më pak, dikush më shumë, të gjithë i kanë futur duart në Telekom. Të gjithë, ama bash të gjithë. Këtë e kanë thënë edhe krye shefet ekzekutiv të Telekom kur kanë ardhur në Komisionin Hetimor…Ju që i keni ndërruar dy borde në Telekom për katër muaj, tregojuni qytetarëve dhe punëtorëve të Telekom-it këtë skenar që e keni aranzhuar në bordin tuaj, dhe përmbaruesin tuaj. Tregojuni qytetarëve pse keni ndërruar dy borde, me e shkarkuar një krye shef, i cili nuk ia ka vazhduar kontratën me Z-mobile. Tregoni pse e keni shkarkuar edhe cilat janë arsyet që e keni shkarkuar krye shefin, i cili nuk e nënshkroi vazhdimin e kontratën me Devollët. Tregoni lidhjen tuaj me Devollët edhe në procesin përmbarimor edhe në atë procesin që një ish-deputet i juaji ua përmend që keni marrë edhe pare pak për lagie fyti nga Devollët, në kafen e Florim Krasniqit”, tha Haxhiu.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci kërkoi emrat e personave të LVV-së të cilët akuzoi se kanë përfituar individualisht nga Telekomi.

“Zotëri Haxhiu janë të tjerë ata që ju laget fyti, i kemi dëgjuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e kanë dëgjuar Grabovcin dhe i dinë shumë mirë kush janë ata që iu teret fyti. E dyta, folët për bordin dhe dorëheqjen e bordit, bordi ka dhënë dorëheqje sepse siç e tha edhe ministri në tavolinë, e siç tha njëri nga deputetët, kryeministri dhe ministri ju kanë kërkuar që të ulen në tavolinë me Devollët dhe të negociojnë për diçka që nuk negociohet. Pra, shteti duhet t’i kryej obligimet e tij, e jo të kërkoj mëshirë. Përderisa po flisni për përmbaruesin ju lutem më lejoni t’iu kujtoj diçka që mund të keni harruar, në vitin 2012 Ministria e Drejtësisë udhëhiqej nga Hajredin Kuçi dhe kryeministër ishte Hashim Thaçi”, ka shtuar Nagavci.

Haxhiu përmendi dy emra, Fisnik Ismailin dhe Albin Kurtin, derisa vuri pikëpyetje edhe për përmbaruesin privat të përfshirë në çështjen e Telekomit, Ilir Mullhaxha.

“Deputeti i LVV-së që ka përfituar kontratë 3 milionë e gjysmë në Telekom të Kosovës është Fisnik Ismaili. Deputeti tjetër i VV-së që ka deklaruar se në prezencën e tij Albin Kurti i ka marrë 10 mijë euro nga Devolli në kafen e tij edhe ai ka emër e mbiemër dhe e keni deklaratën e tij publike. Çështja tjetër, mos na shitni pallavra këtu, flisni sa para i keni marrë, sa i ka marrë përmbaruesi, sa kanë shkuar në VV, flisni me shifra, saktë. Qytetarëve iu intereson sepse punëtorët e shkret i keni lënë pa paga, ndërsa ju përfitoni. Qysh bre u bë shteti i kapur e vëllai i deputetes të juaj me kanë përmbarues, a nuk gjet Devolli tjetër a, prej krejt këtyre përmbaruesve paska pas besim tek ju, sepse ju jeni kontraktuesit e tyre, juve iu ka lag fytin, jo tjetër kujt”, tha ai.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close