202 ditë më pas, gjurmët e krimit janë ende në vendngjarje. Në orët e hershme të 27 shkurtit, ishte kryer një akt makabër ndaj një ish pjesëtari të UÇK’së.
Krejt kjo kishte ndodhur pasi të njëjtit i ishte organizuar një pritë, nga disa persona të pa identifikuar.
Megjithëse ende nuk dihet se kush janë ata, familjarët e viktimës dyshojnë në shtetin serb.
Osman Kelmendi është i bindur që vrasja e vëllait të tij kishte prapavijë politike.
Ndonëse ishte diskutuar mjaftë se i ndjeri kishte qenë dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, kjo është mohuar nga Kelmendi.
E tashmë ky rast është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale, me të cilët Osman Kelmendi po takohet e po bashkëpunon.
Ky thotë se ka besim që prokurorët do e zbardhin këtë rast, por shpreson se nuk do të vonohen.
Sipas tij, ai ka marr premtim edhe nga krerët e shtetit që do angazhohen për të ndihmuar në gjetjen e vrasësit.
Ndërkohë T7 ka kontaktuar edhe me prokurorin e rastit, Haki Gecaj, por ky i fundit përmes telefonit nuk ka dhënë detaje rreth procesit të hetimeve.
I ndjeri Qerim Kelmendi, ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimet e saj.