fbpx
Lajme

Qosja: Kur Thaçi ia dhuroi Klintonit bustin e nënës Tereze, ai e pranoi me lotë në sy

Akademik Rexhep Qosja ka botuar disa vëllime të librave, respektivisht mbi 8 libra nga ditari i tij personal. Ai aty duke specifikuar datat ka treguar për ngjarjet politike të kohës. Poashtu, kishte treguar edhe për takimin me Presidentin e SHBA-së z. Bill Klinton kur ky i fundit kishte ardhur në Kosovë.

Në takim morën pjesë; Rexhep Qosja, Hashim Thaçi, Ibrahim Rugova, Mehmet Hajrizi, Xhavit Haliti, Kolë Berisha, peshkopi Artemije, Trajkoviqi dhe dy klerikë të tjerë serbë – Sava dhe një tjetër, myslimani Numan Baliq dhe turku Sezai Shaipi.

Rexhep Qosja tregon se si i dolën lotët Presidentit Bill Klinton pas marrjes së dhuratës së Hashim Thaçit.

Në ditarin e tij të datës 23 nëntor 1999 ai kujton se;

… në fund të këtij takimi Hashim Thaçit ia dhuroi kryetarit Bill Klinton një bust të metaltë të nënës Tereze, kurse ai e pranoi këtë bust me lotë në sy; zonjës Medlin Olbrajt ia dhuroi shtatoren e një gruaje shqiptare, kurse ajo u përgjigj se do ta mbajë para sysh në shtëpinë e saj. Në fund të këtij takimi edhe Ibrahim Rugova ia dhuroi kryetarit Bill Klinton një dhuratë. Nuk jam i sigurt a ishin a nuk ishin gurë të Trepçës. Unë që s’pata çka t’u dhuroj as Kryetarit Bill Klinton e as zonjës Medlin Olbrajt, mora një dhuratë të veçantë prej Kryetarit amerikan, që ma tregoi senatori Eliot Engël.

Pas takimit senatori Eliot Engël m’u afrua e më tha;

– Fjala juaj, zoti Qosja, është pëlqyer shumë prej kryetarit Klinton, prandaj në fund të asaj fjale ai ju ka falënderuar me thenk you.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close