Para pak ditësh ishte Luana Vjollca, e cila publikoi disa grafikë dhe sondazhe në të cilat rezulton se emisioni “Shiko kush Luan” në Top Channel renditej në vend të parë, “Al Pazar në Vizion Plus” në vend të dytë dhe “Xing me Ermalin në televizionin Klan në të tretin.
Por duket se moderatori Ermal Mamaqi nuk i ka pritur mirë këto rezultate të publikuar anga Luana.
Gjatë ditës së dielë në profilin e tij në Instagram ai ka publikuar disa statistika të tjera në të cilat shohim që Klan pozicionohet i parë dhe Top Channel në vendin e tretë, në fashën orare të së shtunës mbrëma.
“Audienca e djeshme në darkë. Ore nuk i kuptoj kto grafikët… Hajde gëzuar unë jam viza blu,”-përfundon Ermali krahas fotos me grafikët e audiencës.
Nuk dihet se cili nga këto është i drejtë, por ajo që vihet re është se në të dyja rastet programi i Vizion Plus “Al Pazar” ka qëndruar konstant duke ruajtur vendin e dytë.