fbpx
Lajme

Autori amerikan: Ja çfarë i tha polici – Thaçit në vesh pas arrestimit në Shqipëri në 1997

Fred Abrahams duket se shpejt pas kësaj, në vend që të bëhej gazetar i paanshëm, u bë aktivist i të drejtave të njeriut. Ai jetoi për periudha të gjata në Shqipëri dhe Kosovë, mbajti shënim për gjithçka dhe punoi për të zbardhur ngjarje që kishin ndodhur. Pastaj, ai botoi një libër me titullin “Shqipëria e Re”. Ai tregon se shumëkush e ka quajtur edhe “Agjent të CIA-së”.

Në një faqe, ai ka treguar se si ishin arrestuar dhe lirua Zahir Pajaziti dhe më pastaj edhe Hashim Thaçi, dy nga figurat kryesore të UÇK-së.

Në libër thuhet se “Nën presionin ndërkombëtar për goditje, dhe me dyshime kundër “grupeve majtiste”, Berisha u përpoq të bllokonte UÇK-në. Një nga anëtarët e hershëm të grupit, Zahir Pajaziti, kaloi një muaj në burg gjatë një udhëtimi në Shqipëri për të blerë armë, dhe u lirua vetëm pas një ryshfeti të majmë”.

Poashtu, Fred Abrahams tregoi edhe detaje të pathëna për arrestimin e Hashim Thaçit në vitin 1997. “Nga fillimi i 1997-s, policia shqiptare arrestoi një militant të ri me emrin Hashim Thaçi pasi e kapën me një çantë me fishekë, por këshilltari ushtarak i Berishës, Adem Çopani, ndërhyri për të siguruar lirimin e tij, tha Haliti”.

Më tutje thuhet se “Ose ke miq të fortë, ose ke paguar shumë, thuhet se i pëshpëriti në vesh shefi i policisë, Hashim Thaçit”.





Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close