Kush është shqiptari me pseudonimin “Zemo”, që shefi i BIA-s e kishte uruar për arrestimin e Thaçit
Shefi për Kosovë i Agjencisë serbe të Inteligjencës së Sigurisë (BIA), Bojan Dimiq është implikuar në procesin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së të cilët po gjykohen për krime të supozuara të luftës në Hagë.
Paparaci, ka siguruar një audio-incizim që dëshmon përfshirjen e hiç më pak se zyrtarit të lartë shërbimit sekret serb në këtë proces gjyqësor.
Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’ (Paparaci është në dijeni për identitetin e personit ‘X’).
Por, gjatë bisedës Shefi i BIA-s serbe tregon se e ka uruar një njeri me pseudonimin “Zemo” në ora 12 të natës për arrestimin e krerëve të UÇK-së.
Kush është personi X dhe kush është shqiptari me pseudonimin “Zemo”?!
A do të bëhen publike emrat e tyre në ditët në vijim?!